Dy vajza (njëra e mitur) janë raportuar se kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk ka njohuri për vendndodhjen e tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Podujevë dhe në Lipjan.
Në Podujevë babai ka raportuar në polici se më datë 02 tetor rreth orës 18:00 vajza e tij është larguar nga shtëpia.
“Podujevë 02.10.2022 – 18:00. Më 04.10.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Edhe në Lipjan babai i vajzës së mitur ka raportuar se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“04.10.2022 – 21:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/