Andres Iniesta nuk e fajëson Lionel Messin që refuzoi të rikthehej te Barcelona duke thënë se superylli i futbollit zgjodhi opsionin më të mirë për të.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte pranë rikthimit te klubi ku fitoi gjithçka kur vendosi të largohej nga Paris Saint-Germaini.
Bisedimet u zhvilluan mes palëve, mirëpo në fund argjentinasi vendosi të ndiqte ëndrrën amerikane duke nënshkruar për klubin nga MLS, Inter Miami.
“(Rikthimi te Barca) do të kishte qenë i bukur, e veçantë në çdo kuptim, por në fund, të gjithë shikojnë opsionin më të mirë, për atë që mendojnë se do të jetë më mirë për ta, për të përjetuar një përvojë ndryshe nga ajo që e kanë jetuar më herët”.
“Nëse e ka kërkuar dhe e ka dashur këtë, jam i sigurt se do të shkojë mirë, ashtu siç ka bërë kudo ku ka shkuar”, ka thënë për DAZN Iniesta, i cili ka kaluar shumë vite suksesi përkrah Messit. /Telegrafi/