Telegrafi

Zgjedhjet paralamentare në Serbi, voton zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, në Shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas” në  Mitrovicën veriore kanë votuar edhe drejtues të partisë së Lista Serbe.

Aty votoi Goran Rakiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, nënkryetari i komunës së Mitrovicës Verirore, Aleksandar Spiriq, si dhe kandidatët për deputet Danijella Vujiçiq, Millan Saviq, Ljubomir Mariq.

Edhe qytetarë të shumtë serb në këtë pjesë kanë votuar deri tash.

Ndërsa, me të drejtë vote janë 15 , 236 qytetarë.

Afër vendovotime kanë qëndruar edhe pjesëtarë të KFOR-it për siguri, derisa OSBE ka mbështetur këto zgjedhje.