Site icon Telegrafi

Zeniti dëshiron edhe Brozovicin

Zeniti janë pranë një marrëveshjeje të dyfishtë për Kostas Manolas dhe Leandro Paredes nga Roma, por duan edhe mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Trajneri i ri i rusëve, Roberto Mancini është duke e transformuar skuadrën në St-Petersburg pas marrjes së stolin të skuadrës javën e kaluar dhe duke blerë në Serie A.

Lexo po ashtu Roma pranon ofertën, Manolas bëhet me skuadër të re

Raportet e shumëfishta tregojnë se Zeniti janë në prag të kompletimit të një transferimi të dyfishtë për mbrojtësin Manolas dhe mesfushorin Paredes, i cili do t’u jepte Romës afërsisht 70 milionë euro.

Ekskursioni i Mancinit në Serie A nuk ka mbaruar akoma, siç thekson Sportitalia, pasi ai dëshiron të sjellë edhe Brozovicin në Rusi.

Lexo po ashtu Interi refuzon ofertën e Evertonit për Brozovicin

Reprezentuesi i Kroacisë nuk është pjesë e planeve të shefit të ri Luciano Spalletti, por Interi dëshiron të përfitojë të paktën 25 milionë euro nga shitja e tij.

Është raportuar se Evertoni ka parë propozimin e tyre prej 18 milionë euro të refuzohet pasi është llogaritur shumë i ulët, duke e lënë derën hapur për Zenitin që të hidhet në sulm. /Telegrafi/

Exit mobile version