Site icon Telegrafi

Zemaj: VV i frikësohet hetimit të pavarur, kjo më bën të dyshoj? Haxhiu: Kjo i bie që LDK është “përgjegjëse” për vrasjet e pasluftës!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i ka sqaruar deklaratat e sotme të cilat i ka bërë ne Komisionin për Legjislacion.

Lexo po ashtu Haxhiu: E keni kap shtetin, Zemaj: E keni detyruar njeriun me bo vetëvrasje (Video)

Ai, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka thënë se fraza të cilën e ka thënë sot – pas largimit demonstrues të tij nga Komisionit – se Vetëvendosje e ka dërguar Astrit Deharin ne vetëvrasje, është si pasojë e fjalëve të të tjerëve.

“Kjo është nga deklaratat dhe dëshmitë e te tjerëve. Pse i frikësohen një hetimi të pavarur këta, që shtynë me dyshu çka fshihet pas saj”, ka shtuar Zemaj.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, duke i komentuar deklaratat e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, se VV-ja e ka dërguar Astrit Deharin në vetëvrasje, ka thënë se këso akuza nuk ka bërë as Kadri Veseli.

Haxhiu, në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova, ka theksuar “se ta bësh përgjegjëse VV-në për vdekjen e Astrit Deharit është njëjtë sikur t’a bësh përgjegjëse UÇK-në për vdekjen e dëshmorëve ose LDK-në për vrasjet e pasluftës”. /Telegrafi/

Exit mobile version