Telegrafi

Zelensky viziton ushtarët ukrainas në afërsi të Bakhmutit – ndanë medalje për ta dhe personelin mjekësor të spitalit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar ushtarët ukrainas në rajonin e Donetskut, përkatësisht në afërsi të Bakhmutit.

Sipas një videoje të postuar në kanalin e tij në Telegram, ai shihet duke vizituar ushtarët ukrainas në afërsi të vijës së frontit – të cilët i dekoron me medalje, transmeton Telegrafi.

“Jam i nderuar të jem sot me ju që të nderojë heronjtë tanë me medalje, t’ua shtrëngojë dorën dhe t’i falënderojë që po mbrojnë sovranitetin e vendit tonë”, tha Zelensky.

Lexo po ashtu ‘Kalaja’ e Ukrainës që mund të bëhet Bakhmuti i ri, qyteti që është bërë arenë e luftimeve më të ashpra në Donbas

Ai gjithashtu vizitoi ushtarët e plagosur ukrainas që po trajtohen në një spital. Ai u dha medalje ushtarëve dhe personelit të spitalit me të cilët bëri edhe fotografi.

“Ju falënderojë për mbrojtjen e Ukrainë dhe ju uroj shërim të shpejtë. Dua të falënderojë mjekët që shërbejnë në ushtrinë ukrainase, dhe që për çdo moment janë treguar profesionist të vërtetë”, shtoi Zelensky.

Sipas tij, mjekët janë të gatshëm të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve derisa të arrihet fitorja dhe të mbrohet çdo centimetër i vendit. /Telegrafi/