Është një ishull që do të hyjë në histori si një simbol i sfidës së Ukrainës sapo të përfundojë lufta dhe një vend i përshtatshëm për Volodymyr Zelenskyn për të shënuar 500 ditët e përballjes me Rusinë.
“Ishulli i gjarpërinjve” ishte në qendër të vëmendjes së botës në ditën e parë të pushtimit rus, kur një luftëtar ukrainas i tha një anijeje luftarake ruse që po afrohej, “shko r.s.”.
Pas katër muajsh që ishte nën kontrollin rus, trupat e Vladimir Putinit u tërhoqën dhe ukrainasit e rimorën kontrollin në ishull.
“Ishulli i gjarpërinjve. Ishulli i lirë i Ukrainës së lirë”, tha presidenti i Ukrainës teksa publikoi edhe një video.
“Megjithëse kjo është një pjesë e vogël e tokës në mes të Detit tonë të Zi, është një provë e madhe se Ukraina do të rifitojë çdo pjesë të territorit të saj. Dua të falënderoj nga këtu, nga ky vend i fitores, secilin prej ushtarëve tanë për këto 500 ditë”, pohoi ai.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
500 days of the full-scale war.
Snake Island. The free island of free Ukraine.
I am grateful to everyone who fought here against the occupiers. We commemorated the heroes who gave their lives in this battle – one of the most important during the full-scale war.
Glory to… pic.twitter.com/RODccfWkWm
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 8, 2023