Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përjashtoi të enjten mundësinë e një armëpushimi në luftën e vendit të tij me Rusinë, duke thënë se forcat e Kremlinit do të përdorin pauzën për t’u riarmatosur dhe rigrupuar përpara se të mposhtin trupat e Kievit.
“Një pauzë në fushën e betejës ukrainase nuk do të thotë një pauzë në luftë”, tha Zelensky gjatë një vizite në Estoni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Një pauzë do të shkonte në favor të Rusisë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, armëpushime të kufizuara janë propozuar herë pas here që nga fillimi i agresionit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, por nuk janë zbatuar kurrë.
Të dyja palët po përpiqen “të rimbushin depot e armëve” pas 22 muajsh luftimesh dhe me perspektivën e një konflikti të zgjatur.
Me vijën e frontit afërsisht 1500 kilometra (630 milje) kryesisht statike gjatë motit të ftohtë të dimrit, të dyja kërkojnë predha artilerie, raketa dhe drone që mundësojnë sulme me rreze të gjatë.
Zelensky vuri në dukje se Moska dyshohet se po blen predha dhe raketa artilerie nga Koreja e Veriut dhe drone nga Irani. /Telegrafi/