Telegrafi

Zelensky udhëton në Argjentinë për inaugurimin e presidentit të ri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se do të udhëtojë për në Argjentinë, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi.

Zelensky që udhëtimin e tij e paralajmëroi përmes Telegrami dhe që është vizita e tij e parë në Amerikën Latine, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit argjentinas Javier Milei, transmeton Telegrafi.

Mediat ukrainase raportuan këtë javë se inaugurimi i Mileit mund të shërbejë si një takim midis Zelensky dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth kandidaturës së Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lexo po ashtu Kryebashkiaku i Kievit thotë se Zelensky po humb popullaritetn për shkak të gabimeve të tij

Në samitin e BE-së javën e ardhshme, do të vendoset nëse Bashkimi Evropian do të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, e cila mori statusin e kandidatit vitin e kaluar.

Vendimi duhet të merret unanimisht dhe Orban ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e tij për fillimin e negociatave. /Telegrafi/