Telegrafi

Zelensky u kërkon ukrainasve të vazhdojnë rezistencën: Duhet të luftojmë se fitorja është e jona

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje të shtunën ukrainasve që të vazhdojnë rezistencën e tyre.

Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që sulmojnë forcat ruse.

“Ukrainas! Në të gjitha qytetet tona, të cilat armiku i pushtoi, shkoni në ofensivë. Dilni në rrugë. Ne duhet të luftojmë sa herë që kemi mundësi”.

Ai më tutje deklaroi se ukrainasit nuk do t’ia lënë vendin e tyre “armikut” dhe përgëzoi popullin ukrainas për rezistencën që po tregon kundër armikut.

“Kur nuk ke një armë zjarri, por ata përgjigjen me të shtëna dhe nuk ia mbath… Kjo është arsyeja pse pushtimi është i përkohshëm. Populli ynë – ukrainasit – nuk tërhiqen”, tha Zelensky.

Zelensky duartrokiti rezistencën dhe protestat e popullit ukrainas”, “Ata u bërtasin okupatorëve që të shkojnë në shtëpi, si luftanija ruse, duke i shtyrë pushtuesit jashtë territorit tonë”.

“Çdo metër e tokës tonë ukrainase e rikuperuar është një hap përpara, një hap drejt fitores”, shtoi ai.

Ndryshe, më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të gjerë në Ukrainë. Trupat ruse po bombardojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën, duke kryer granatime masive të zonave të banuara të Ukrainës duke përdorur artileri, sisteme raketash të shumta lëshuese dhe raketa balistike.

Në vend u vendos gjendja ushtarake dhe u shpall mobilizimi i përgjithshëm. Ukraina ngriti një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë. /Telegrafi/