Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka prezantuar kryeministrit britanik Boris Johnson, “listën” e armëve që kanë nevojë për të mundur trupat ruse – ku kërkesa më të mëdha ka për predha anti-tank.
Johnson tha se dërgesa e fundit e armëve mund të arrijë brenda pak ditëve në Poloni, ku më pas do të transportohen për në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Sot Johnson do të udhëtojë për në Poloni më pas në Estoni, ku do të takohet me ushtarët britanikë që shërbejnë në NATO.
Ndryshe kryeministri britanik gjatë një konference për media e ka bërë të qartë se ushtria britanike nuk do të luftojë kundër trupave ruse në Ukrainë – duke siguruar të gjithë se “ata po qëndrojnë brenda kufijve të vendeve anëtare të NATO-s. /Telegrafi/