Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se i tha presidentit brazilian Jair Bolsonaro se ai nuk e mbështet “pozicionin e neutralitetit” të Brasília-s në luftën në Ukrainë.
Zelensky i tha Bolsonaros se ai donte “mbështetje” nga Brazili, sipas një videoje të intervistës së tij me kanalin e lajmeve të Brazilit GloboNews, përcjell Telegrafi.
Presidenti ukrainas kishte treguar më parë për një bisedë me Bolsonaron, megjithëse nuk është e qartë se kur u zhvillua biseda.
“Nuk mund të jesh diku në mes… Unë nuk e mbështes një qëndrim të tillë. I thashë presidentit për këtë”, shtoi ai.
Që nga fillimi i pushtimit, Bolsonaro ka shmangur dënimin e agresionit rus ose sanksionimin e Rusisë.
“Presidenti i Brazilit më tha se ai mbështet Ukrainën, sovranitetin e saj, por Brazili mban një pozicion neutraliteti”, ka thënë më tej Zelensky. /Telegrafi/