Telegrafi

Zelensky pretendon se Britania po ‘ngadalëson’ mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër Rusisë, kërkon heqjen e kufizimeve në përdorimin e raketave Storm Shadow

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Britaninë e Madhe për “ngadalësimin” e mbështetjes për Ukrainën, pasi ai kërkoi heqjen e “barrierave” në luftën ë vendit të tij kundër Rusisë.

Zelensky e rriti fushatën e tij për lehtësimin e kufizimeve në përdorimin e raketave të fuqishme Storm Shadow të Britanisë së Madhe, të cilat kanë një rreze veprimi prej rreth 155 miljesh.

Ai e ka mbikëqyrur këtë muaj një inkursion ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë, për të cilin ai tha se synon krijimin e një zone tampon për të parandaluar sulmet e mëtejshme ndërkufitare nga Moska.

Britania ka dhënë dritën e gjelbër që armët e dhuruara nga Britania e Madhe të përdoren në tokën ruse si pjesë e vetëmbrojtjes së Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Përjashtimi i vetëm janë raketat Storm Shadow, të cilat mbeten brenda kufijve të Ukrainës, por Zelensky tha se ‘aftësitë me rreze të gjatë’ janë ‘jetike’.

Ekipi i tij ka pretenduar se lehtësimi i kufizimeve të Britanisë në përdorimin e armëve mund të ‘ta kthejë valën e luftës’.

Në një postim në X, dikur në Twitter, Zelesnky tha: “Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar luftëtarëve tanë armët dhe përforcimet e nevojshme. Është thelbësore që partnerët tanë të heqin barrierat që na pengojnë të dobësojmë pozicionet ruse në mënyrën se si kërkon kjo luftë. Aftësitë me rreze të gjatë janë përgjigjja e pyetjeve strategjike më kritike të kësaj lufte. Trimëria e ushtarëve tanë dhe qëndrueshmëria e brigadave tona luftarake kompensojnë mungesën e vendimeve thelbësore nga partnerët tanë. Ne mund t’i privojmë me vendosmëri pushtuesit çdo aftësi për të përparuar dhe për të shkaktuar shkatërrim nëse aftësitë tona me rreze të gjatë do të ishin të mjaftueshme. Gjatë gjithë kësaj lufte, ne kemi parë Britaninë të demonstrojë lidership të vërtetë – në armë, politikë dhe mbështetje për shoqërinë ukrainase. Kjo ka shpëtuar mijëra jetë, duke reflektuar fuqinë e Britanisë. Fatkeqësisht, situata është ngadalësuar kohët e fundit”. /Telegrafi/