Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar një telefonatë nga homologu francez Emmanuel Macron derisa ishte duke folur me gazetarët.
Telefonata ndodhi krejt befasisht derisa Zelensky po fliste me gazetarët, transmeton Telegrafi.
“Më fal, Emmanuel! Sapo jam duke zhvilluar një bisedë me gazetarët. A mund të telefonojë pas 15-20 minutash”, iu përgjigj presidenti ukrainas homologut francez.
Pas kësaj, Zelensky është pyetur nëse vërtetë e telefonoi presidenti francez.
“Po, sapo fola me Macron. Ne bisedojmë shpesh. Një herë në ditë, do të thosha se është mesatarja”, shtoi Zelensky.
Presidienti ukrainas gjithashtu theksoi se Ukraina dhe Franca kanë marrëdhënie të ngushta dhe se Macron i ka “ndihmuar shumë” ukrainasit.
“Jam mirënjohës ndaj tij për këtë dhe do ta thërras pas kësaj bisede”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/