Site icon Telegrafi

Zelensky për takimin e sotëm Rusi-Ukrainë në Turqi: Vetëm rezultateve konkrete duhet besuar

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka komentuar takimin e sotëm mes palës ukrainase dhe asaj ruse në Turqi, ku po diskutojnë për një marrëveshje paqeje.

Ai tha se sinjalet nga bisedimet mund të quhen pozitive, por “këto sinjale nuk i rrëzojnë raketat ruse që shkrepen vazhdimisht”, transmeton Telegrafi.

Zelensky theksoi se “vetëm rezultateve konkrete nga bisedimet – duke besuar”.

Lexo po ashtu Pavarësisht se Moska deklaroi se po tërheq disa njësi nga periferi e kryeqytetit ukrainas, po vazhdojnë luftimet përreth Kievit

Rusia sot ka njoftuar se do të zvogëlojë aktivitetet ushtarake që janë fokusuar në Kiev dhe Chernihiv, duke sinjalizuar se kinse do t’i jep përparësi bisedimeve.

Megjithatë ky njoftim nga Kremlini nuk po shihet edhe me aq optimizëm – përkundrazi ka skepticizëm, ku autoritetet amerikane njoftuar se trupat ruse nuk janë larguar nga dy qytetet, por në fakt po rigrupohen. /Telegrafi/

Exit mobile version