Site icon Telegrafi

Zelensky: Mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të jetë “kundër amerikanëve” nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën.

Kështu ka thënë të dielën presidenti i vendit të shkatërruar nga lufta, Volodymyr Zelensky, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst, Zelensky tha se “nuk mund ta kuptojë se si Donald Trump mund të jetë në anën e (presidentit rus Vladimir) Putin”.

“Është e pabesueshme”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Deklarata bombë e ekipit të Alexei Navalnyt: U vra në prag të shkëmbimit me një të burgosur rus

Trump, i cili është në prag të bëhet kandidati presidencial republikan pasi fitoi zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut, në të kaluarën ka refuzuar të thotë nëse dëshiron që Rusia apo Ukraina të fitojnë luftën.

Zelensky tha se ai besonte se Trump – i cili gjithashtu pretendoi se do t’i jepte fund konfliktit brenda një dite nëse zgjidhej – nuk i kuptonte qëllimet e Putinit.

“Unë mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin”, tha Zelensky. “E di që e ka takuar… por ai kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse. Kurrë…”, tha ai.

“Unë nuk mendoj se ai e kupton se Putini nuk do të ndalet kurrë”, ka shtuar Zelensky.

Lexo po ashtu Një i burgosur përshkruan 'rrëmujën misterioze' një natë para se të raportohej vdekja e Alexei Navalny

Zelensky i tha CNN se Rusia po shpenzon “miliarda” për përhapjen e informacionit të rremë rreth luftës dhe se ka qenë e suksesshme në përdorimin e dezinformatave si armë – dhe në ndikimin e debatit në SHBA.

Fryrja e numrit të viktimave ukrainase është vetëm një shembull se si Rusia po përhap narrativa të rreme, theksoi presidenti ukrainas.

Më herët të dielën, Zelensky zbuloi për herë të parë numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë në konflikt deri më tani, duke thënë se bëhet fjalë për 31,000. /Telegrafi/

Exit mobile version