Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar SHBA-në, Danimarkën dhe Holandën për dhurimin e aeroplanëve F-16.
Në një mesazh në platformën X, ai falënderoi vendet për marrjen e “hapave praktikë” për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, si dhe Belgjikën dhe Norvegjinë për angazhimin rreth transferimit të aeroplanëve.
“Ky është një sinjal i qartë se aftësia e Rusisë për të terrorizuar popullin, qytetet dhe komunitetet e Ukrainës do të vazhdojë të zvogëlohet”, shkroi ai.
Më herët në samitin e NATO-s në Uashington, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se transferimi i F-16 nga SHBA, Danimarka dhe Holanda ishte “në proces”.
I am grateful to the United States, Denmark, and the Netherlands for taking practical steps to achieve the goal of all Ukrainians: to strengthen the Ukrainian air force with F-16s.
I am grateful to Belgium and Norway for their commitment to providing us with their F-16 jets.…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 10, 2024
“Ata aeroplanë do të fluturojnë në qiellin e Ukrainës këtë verë për t’u siguruar që ukrainasit mund të vazhdojnë të mbrohen në mënyrë efektive kundër agresionit rus”, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store njoftoi se vendi i tij “tashmë ka vendosur të dhurojë gjashtë aeroplanë luftarakë F-16 për Ukrainën. Ne planifikojmë të fillojmë dërgimin e aeroplanëve gjatë vitit 2024”.
Në muajin maj, Belgjika u zotua të dërgojë 30 F-16 në Ukrainë deri në vitin 2028, me grupin e parë të aeroplanëve që do të arrijnë këtë vit në Kiev.
Ndryshe, Zelensky prej kohësh po bën presion për dërgimin e F-16 të prodhuar nga SHBA-ja për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë qiellin e saj kundër sulmeve vdekjeprurëse me raketa ruse dhe dron. /Telegrafi/