Site icon Telegrafi

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Ukraina ka nevojë për 20 sisteme raketore amerikane Patriot për t’u mbrojtur nga kërcënimet ajrore të ushtrisë së Vladimir Putinit, të cilat do të kushtojnë rreth 35 miliardë dollarë.

Presidenti ukrainas theksoi se është i gatshëm të investojë shumën e kërkuar, për t’i pasur në dispozicion, transmeton Telegrafi.

“Ukraina ka nevojë për 20 sisteme raketore Patriot për t’u mbrojtur nga kërcënimet e Rusisë, që do të kushtojnë 35 miliardë dollarë. Nëse Shtetet e Bashkuara na i sigurojnë për 35 miliardë, ne do të shqyrtojmë investimin”, tha Zelensky në forumin për Ukrainën”.

Sipas presidentit  ukrainas, kostoja e një Patrioti është rreth 1.5 miliardë dollarë, pavarësisht se shuma mund të rritet deri në 1.8 miliardë gjatë luftës.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Ukraina akoma nuk i ka pranuar të gjitha sistemet Patriot që ishin premtuar vitin e kaluar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version