Telegrafi

Zelensky gjatë intervistës së drejtpërdrejtë dhënë televizionit amerikan, shanë Vladimir Putinin

Presidenti ukrainas gjatë një interviste dhënë për emisionin Meet the Pres në televizionin amerikan NBC, nuk arriti të frenohet, duke sharë gjatë transmetimit të drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin.

Ai tha se ukrainasit nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga liria e tyre, për terroristin e k*** Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

“Kam shumë fuqi, por edhe nëse ndihem shumë i fortë, dhe kam shumë energji, kjo nuk do të thotë se duam të luftojmë tërë jetën sepse çmimi është shumë i lartë siç kam thënë. Sepse lufta merr më të mirën tonë, heronjtë më të mëdhenj, burrat gratë dhe fëmijët më të mirë. Kjo është. Por nuk jemi të gatshëm të japim lirinë këtij k*** terroristi Putin. Për këtë po luftojmë”, tha Zelensky.

Lexo po ashtu Pjesëtarët e njësive elitare ukrainase në “gjah”, gjuajnë pjesëtarët e Wagner-it në Sudan – publikohen pamjet

Ai gjithashtu zbuloi detaje nga lufta në Ukrainë, duke lënë të kuptohet se ushtarët e këtij vendi nuk e kanë ndërmend të ndalen deri në çlirimin e çdo pëllëmbe të territorit të Ukrainës.

E videoja është shikuar nga miliona njerëz, duke u cilësuar si një prej më të drejtpërdrejtave, ku janë prekur tema të ndryshme, nga jeta e tij private deri te momentet më të vështira. /Telegrafi/