Telegrafi

Zelensky është lideri i parë i huaj që zhvilloi një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike, Liz Truss

Volodymyr Zelensky u bë lideri i parë i huaj që zhvilloi një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike

“Unë u bëra lideri i parë i huaj që pata një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike Liz Truss. E ftova atë në Ukrainë”, ka shkruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Twitter.

Presidenti falënderoi popullin britanik për ndihmën e madhe të sigurisë dhe ekonomike për Ukrainën, duke vënë në dukje se Britania e Madhe është e gatshme ta forcojë më tej atë.

Për më tepër, shkruajnë mediat e huaja, palët diskutuan garancitë e sigurisë dhe pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në rimëkëmbjen e Ukrainës.

“Presioni i mëtejshëm i koordinuar ndaj Rusisë. Qëllimi është ndalimi i agresionit dhe nxjerrja e autorëve para drejtësisë. Është e rëndësishme të cilësojmë Federatën Ruse si shtet terrorist”, theksoi presidenti i Ukrainës.

Ai shtoi se Ukraina dhe Britania e Madhe do të vazhdojnë ndërveprimin aktiv në të gjitha formatet. /Telegrafi/