Volodymyr Zelensky e ka vlerësuar vizitën e tij në Poloni në fillim të kësaj jave, duke e quajtur atë “një hap tjetër drejt fitores” për Ukrainën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti ukrainas u trajtua me një pritje të ngrohtë ndërsa u takua me homologun e tij Andrzej Duda në Varshavë të mërkurën.
My visit and negotiations in Warsaw were another step towards victory. Thank you for the agreed decisions, for the powerful defense package. Thank you for the lives we save with our solidarity! 🇺🇦🇵🇱 pic.twitter.com/TyaUcfpQF1
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 9, 2023
Zelensky mori premtime të reja për bashkëpunim më të thellë ushtarak dhe ekonomik gjatë udhëtimit të tij në fqinjin më të afërt të Ukrainës.
“Faleminderit për vendimet e dakorduara, për paketën e fuqishme të mbrojtjes”, citohet të ketë thënë ai.
Kjo deklaratë e tij vjen në ditën kur Ukraina thotë se Rusia ka humbur 178,150 ushtarë gjatë konfliktit.
"Ah, ha, ha, ha, stayin' alive, stayin' alive"
Barry Gibb
"Not"
Borat SagdiyevTotal combat losses of the enemy from February 24, 2022 to April 9, 2023: pic.twitter.com/H0NYqRQlAf
— Defense of Ukraine (@DefenceU) April 9, 2023
Ministria e saj e mbrojtjes ka lëshuar përditësimin më të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.
Veç humbjeve në njerëz, forcat ukrainase thuhet se kanë shkatërruar 3,636 tanke dhe 7,024 automjete të blinduara nga rezervat e Moskës. /Telegrafi/