Telegrafi

Zelensky i drejtohet deputetëve norvegjezë, kërkon më shumë armë dhe mbylljen e porteve evropiane për anijet ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka kërkuar më shumë armë nga aleatët derisa i është adresuar deputetëve të Parlamentit norvegjez.

Zelensky i ka bërë thirrje evropianëve që t’i dërgojnë më shumë armë, dhe të mbyllin portet e tyre detare për Rusinë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Human Rights Watch: Rusia po përdor në Ukrainë një lloj të minave që janë të ndaluara me ligj

Bëhet fjalë për armë si raketa kundër anijeve, aeroplanëve, helikopterëve dhe tankeve.

“Të gjitha armët që mund të na i dërgoni do të na ndihmonin të mbrojmë lirinë tonë, lirinë e juaj”, tha Zelensky në parlamentin norvegjez. /Telegrafi/