Telegrafi

Zelensky dëshiron bisedime të drejtpërdrejta me Putinin – NATO-s i kërkon aeroplanë luftarakë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një konferencë për shtyp – ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë aeroplanët luftarakë.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë”, tha ai.

“Nëse nuk jemi më ne, atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, shtoi ai.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët, raporton bbc.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Presidenti ukrainas tha se bisedimet e drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë”, tha ai.

“Uluni me mua. Vetëm, jo 30 metra larg si me presidentin francez [Emmanuel Macron]”, shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.

Theksojmë se delegacionet e të dyja shteteve aktualisht janë duke zhvilluar bisedime në një vend në kufi mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Ndryshe, Putin gjatë një bisede telefonike me të parin e shtetit francez ka pohuar se do të vazhdojë luftën në Ukrainë dhe se më e keqja do të vjen në ditët në vijim. /Telegrafi/