Telegrafi

Zelensky bojkoton fjalimin e Lavrovit – largohet nga seanca e Kombeve të Bashkuara

Volodymyr Zelensky u largua nga seanca e Këshillit të Sigurimit para se të nis fjalimin ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Ky i fundit ka arritur gjatë ditës së djeshme në New York dhe pritet të arsyetojë pushtimin e Ukrainës.

Lexo po ashtu “I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB

Presidenti ukrainas, Zelensky bëri thirrje që shtetit rus t’i hiqet e drejta e vetos pasi që “agresori po e përdor ndaj të gjitha përpjekjeve”.

“Ukraina e konsideron të padrejtë që miliarda njerëz nuk kanë një përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ka Rusia”, tha Zelensky.

Lexo po ashtu Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia ka keqpërdorur veton në rastin e pavarësisë së Kosovës

Ndërkohë, lideri ukrainas ka publikuar në rrjetet sociale një video ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Ndryshe, Rusia është kritikuar nga të gjitha vendet perëndimore për pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/