Site icon Telegrafi

Zelensky i bën thirrje zyrtarëve rusë dhe mediave të Kremlinit të dorëhiqen dhe ta kundërshtojnë luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje direkt zyrtarëve të lartë rusë dhe mediave të atjeshme të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, dhe të vihen kundër pushtimit rus në Ukrainë.

Duke folur nga kryeqyteti ukrainas, Kiev, Zelensky iu adresua drejtpërdrejtë “të gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse”, transmeton Telegrafi.

“Nëse qëndroni në zyra, nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privoj nga gjithçka. Pra, gjithçka që keni fituar përgjatë viteve”, tha Zelensky.

Lexo po ashtu Zelensky me fjalim të fuqishëm para ligjvënësve kanadezë: A mund ta imagjinoni që dikush t'iu sulmojë juve

“E njëjta vlen për sistemin propagandues. Shtylla e katërt e fuqisë në Rusi. Nëse vazhdoni të punoni për të bërë propagandë, po e fusni veten në telashe më të mëdha”, shtoi presidenti ukrainas.

“Hiqni dorë. Disa muaj pa punë sigurisht se janë më të mira, sesa tërë jetën të jeni të persekutuar nga faktori ndërkombëtar”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/

 

Exit mobile version