Site icon Telegrafi

Zelensky i bën thirrje Bidenit dhe presidentit kinez që t’i bashkohen Samitit për Paqen në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje drejtpërdrejt homologëve të tij amerikanë dhe kinezë që t’i bashkohen samitit për paqen në Ukrainë.

Duke folur nga Kharkivi në Ukrainën verilindore, Zelensky njoftoi një “samit të paqes globale”, të organizuar nga Zvicra, i cili fillon më 15 qershor.

Ai pretendoi se 80 vende kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Por Zelensky tha: “Unë po u bëj thirrje liderëve globalë të botës që janë ende jashtë përpjekjeve globale të samitit të paqes”.

“Presidentit Joe Biden, liderit të Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Xi Jinping, liderit të Kinës, ne nuk duam që karta e OKB-së të digjet”, shtoi ai.

“Ju lutemi tregoni lidershipin tuaj në avancimin e paqes”.

Gjithashtu, Zelensky kërkoi që paqja të jetë e vërtetë, e jo vetëm pauzë në sulme.

Së fundi, ai tha: “Përpjekjet e shumicës globale janë garancia më e mirë që të gjitha angazhimet të përmbushen”.

Lexo po ashtu ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore

Ndryshe, Kina gjithë kohën i ka rezistuar thirrjeve të NATO-s dhe vendeve anëtare të saj për të marrë një qëndrim kundër Rusisë në mbështetje të Ukrainës.

Madje, presidenti Xi Jinping i Kinës së fundmi ka pritur për një takim “miqësor”, presidentin rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/

Exit mobile version