Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në qytetin spanjoll të Granadës, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Liderët evropianë janë bashkuar në Granada nga ku pritet të konfirmojnë mbështetjen afatgjatë për liderin ukrainas, pasi presidenti amerikan Joe Biden ka frikë se veprimi i republikanëve në Kongres mund të lëndojë politikën amerikane në vazhdimin e mbështetjes për Kievin, transmeton Telegrafi.
Ky forum ka për qëllim të rrit bashkëpunimin mes 40 vendeve, Ky forum u krijua menjëherë pas pushtimit rus në Ukrainë.
Në një postim në platformën X, Zelensky tha se qëllimi i përbashkët i forumit është të “ofrohet siguri dhe stabilitet për evropianët”.
“Do t’i kushtojnë vëmendje të shtuar rajonit të Detit të Zi dhe në përpjekjet tona të përbashkëta të forcojmë sigurinë e ushqimit”, shtoi presidenti ukrainas.
Kujtojmë që Rusia kishte dalë nga kjo marrëveshje në korrik që i lejonte Ukrainën transportimin e sigurt të anijeve me produkte ushqimore përmes Detit të Zi, që për Kievin tradicionalisht ishte korridori kryesor për eksport. /Telegrafi/
I arrived in Granada, Spain, to take part in the European Political Community Summit.
Our joint goal is to ensure the security and stability of our common European home.
We are working together with partners on enhancing the European security architecture, particularly…— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 5, 2023