Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka folur këtë mëngjes derisa luftimet me Rusinë kanë hyrë në ditën e shtatë.
Zelensky beson se afro 6.000 trupa ruse janë vrarë në gjashtë ditët e para të luftës, transmeton Telegrafi.
Madje lideri ukrainas këmbëngul se Rusia nuk mund të fitojë këtë luftë me “bombat dhe sulmet ajrore e granatimet”, që ditëve të fundit nuk janë ndalur mbi qytetet ukrainase.
Ai gjithashtu theksoi se Moska “ka për qëllim të shlyej historinë e tyre”, siç e dëshmon edhe granatimi i memorialit të Holokaustit – Babyn Yar në Kiev. /Telegrafi/