Gjatë takimit të sotëm të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij polak Andrzej Duda, është parë një frymë miqësia dhe sinqeriteti.
Zelensky dhe gruaja e tij u pritën në Varshavë nga nikoqiri, që gjithashtu ishte i shoqëruar nga gruaja, transmeton Telegrafi.
Presidentit ukrainas i është dhënë medalja e “urdhrit të shqiponjës së bardhë”, që është një tregues tjetër i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Ndërkaq vizita e Zelenskyt në Poloni nuk ishte paralajmëruar deri në momentet e fundit për arsye të sigurisë, ndërsa nga kabineti i Dudas ishte bërë e ditur qysh mbrëmë se Zelenskyt do të udhëtojë për në Varshavë.
Ndryshe Polonia është një prej vendeve që më së shumti ka ngritur zërin, dhe ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus.
Madje i ka pranuar mbi një milion refugjatë ukrainas, dhe ka dërguar sasi të mëdha armës përfshirë aeroplanët MiG. /Telegrafi/
Watch the moment President Zelenskyy met Polish president Andrzej Duda in Warsaw ahead of talks today 👇 pic.twitter.com/nMt9ABy2sM
— Sky News (@SkyNews) April 5, 2023
President #Zelenskyy was awarded the Order of the White Eagle for deepening relations between #Poland and #Ukraine. pic.twitter.com/bgN1sN4dkc
— NEXTA (@nexta_tv) April 5, 2023