Ish-gazetari, tani deputet i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot se deklarata e kandidatit për kryeministër nga radhët e LAA, Avdullah Hoti, se nuk ka qeveri me VV, përfundimisht “ka vrarë ëndrrat e kësaj partie për mundësinë e krijimit të qeverisë.
Postimi i plotë në Facebook:
Avdullah Hoti ja vret ëndrrat e VV-së Pacolli racional
Deklarata e sotme e kandidatit për kryeministër nga ana e LAA/së, se s’ ka qeveri me VV, i ka vra përfundimisht ëndrrat e kësaj partie për mundësinë e krijimit të Qeverisë. Vardisja e VV-së në drejtim të një partie, që liderit të saj edhe shtëpinë ia kanë gjuajt me mollotov, e egërsia kaq e madhe kundër Ramush Haradinajt, që deri në zgjedhje ishin bashkë, nuk flet për asgjë tjetër, përpos për një amoralitet, dhe pafytyrësi politike, deri në planetin e shtatë.
Hala pa u vesh me petkun e qeveritarëve, aq shumë po zgërdhihen e krekosen liderët e VV-së, sa që krejt kanë harruar që LDK-ja, të paktën gjysma, më parë e votojnë Ramushin, se sa Albinin. Sa për Mimozën, besoj që kish mu shkri si akullorja, vetëm me e garantuar dikush që prapë do thirret: Zonja ministre. Njeriu më i sinqertë në deklarime deri më tani është treguar Avdullah Hoti, ndërsa më racional Behgjet Pacolli, Arben Gashi, dhe disa të tjerë! (sic.) /Telegrafi/