Site icon Telegrafi

I zbuluar nga Jose Mourinho, tre top klubet evropiane pas talentit të Fenerbahces

Jose Mourinho ka zbuluar një top yll te Fenerbahce dhe ai është qendërmbrojtësi Yusuf Akcicek duke i dhënë hapësira të luaj me ekipin e parë.

Bayern Munich mund të jetë në kërkim të përforcimeve në mbrojtje në verën e vitit 2025 -dhe thuhet se i kanë vënë sytë te Yusuf Akcicek.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar nga Fenerbahçe është një nga yjet në rritje të futbollit turk dhe thuhet se ka rënë në sy të disa klubeve të mëdha evropiane.

Sipas Weltfussball, Bayer Leverkusen, Manchester United , Arsenal , Tottenham, Ajax, Atletico Madrid dhe Napoli po konkurrojnë gjithashtu për kombëtaren turke U19 së bashku me bavarezët.

Manchester United, në veçanti, besohet të jetë thellësisht i angazhuar në garë.

Financiarisht, një transferim duket i realizueshëm për Bayernin: Fenerbahce po kërkon rreth 20 milionë euro për mbrojtësin qendror, i cili është nën kontratë deri në vitin 2028.

19-vjeçari ka zhvilluar 14 ndeshje këtë edicion, duke shënuar edhe dy gola dhe duke asistuar në një tjetër.

Trajneri Jose Mourinho vlerëson potencialin e Akcicekut, por e paralajmëroi atë të qëndronte me tokë në këmbë.

“Ai është shumë i talentuar, por ne duhet ta mbajmë atë në me këmbë në tokë”, ka thënë Mourinho kur u pyet për interesimin e top klubeve për të. /Telegrafi/ 

Exit mobile version