Telegrafi

Zbulohet shifra marramëndëse që paguan Trump dhe Macron për darkën me bashkëshortet në Kullën Effiel (Foto)

Presidenti amerikan Donald Trump të enjten e javës së kaluar ishte së bashku me bashkëshorten e tij Melaninë, për vizitë në Francë.

Ata u takuan edhe me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Briggite, ku të dy çiftet së bashku darkuan në restorantin luksoz të Alain Ducasse, “Le Jules Verne”, në katin e dytë të Kullës Eiffel.

Në një darkë ku nuk mungoi asgjë, që nga shampanjat më të shtrenjta e deri tek ushqimi cilësor, duket të ketë pasur një kosto mjaft të lartë për katërshen në fjalë.

Lexo po ashtu Donald Trump dhe Macron darkojnë me bashkëshortet në Kullën Eiffel (Foto)

Në rrjetet sociale së fundmi është publikuar edhe fatura të cilën Trump pagoi për darkën në fjalë, shifra e së cilës duket të jetë marramendëse.

Mësohet se çmimi i darkës në Kullën “Eiffel” ka kushtuar hiq më pak se 154.953 euro, një shifër e përballueshme për xhepin e një presidenti, por që konsiston lartë për qytetarët e thjeshtë, të cilët e shohin si një shifër “megalomane” për vetëm një darkë të tillë. /Telegrafi/