Telegrafi

Zbulohet se si do të paguajë Barcelona te Juventusi për Chiesan

Nuk është sekret që Barcelona ka tashmë marrëveshje me Federico Chiesan.

Ylli i Juventusit është alternativa e tyre pas përfundimit të interesit për Nico Williams, i cili do të qëndrojë në Athletic Bilbaon për të paktën një sezon tjetër.

Barcelona ka zhvilluar bisedime të rregullta me përfaqësuesit e Chiesas në ditët e fundit dhe së shpejti ata do të paraqesin ofertën e tyre hapëse për Juventusin.

Sipas Diario Sport, do të propozohet një tarifë fikse prej 9 milionë euro, me 4 milionë në bonuse të përfshira gjithashtu.

Barcelona do të paraqesë ofertën te Juventsi, pas shitjes së Mikayil Faye te Rennes.

Mbrojtësi 20-vjeçar do t’i bashkohet skuadrës së Ligue 1  në një marrëveshje me vlerë 12 milionë euro, dhe fondet e mbledhura do të shkojnë për transferimin e Chiesas.

Çelësi për Barcelonën do të jetë ulja e faturës së pagave të tyre mjaftueshëm për të regjistruar Chiesan.

Nuk do të jetë e lehtë, pasi ata ende nuk e kanë regjistruar Dani Olmon në La Liga – pavarësisht faktit se ai iu bashkua klubit dy javë më parë. /Telegrafi/