Telegrafi

Zbulohet se çfarë u diskutua në takimin në mes babait të Messit dhe presidentit të Barcelonës

E ardhmja e Lionel Messit në Paris Saint-Germain po duket gjithnjë e më pak e sigurt ditët e fundit, me raportimet nga L’Equipe që thonë se legjenda e Barcelonës ende nuk dëshiron të rinovojë kontratën me parisienët.

Argjentinasi tregoi se ka ende shumë cilësi të dielën teksa shënoi një nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit për PSG kundër Lille në Parc des Princes.

Sidoqoftë, mund të jetë një nga herët e fundit që tifozët vendas e shohin Messin me fanellën e PSG-së.

Lexo po ashtu Pesë destinacione për Lionel Messin nëse largohet nga Paris Saint-Germain

Të martën, babai i Messit, Jorge, u takua me Joan Laporta për të diskutuar tri tema, sipas Tot Costa të Catalunya Radio.

U diskutua një rikthim i mundshëm në klub për 35-vjeçarin, si dhe një organizimin për lojtarin që ai nuk e mori kurrë pas largimit të tij në vitin 2021. Së fundi, u fol edhe për komentet që Matias Messi bëri për Laportën dhe Barcelonën.

Jorge Messi dukej se përjashtoi një rikthim në Barcelonë për 35-veçarin të enjten e kaluar, por për sa kohë që argjentinasi nuk ri-nënshkruan me PSG-në, dera nuk pritet të mbyllet plotësisht për një rikthim në Camp Nou. /Telegrafi/