Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke ringjallur interesin e tij për sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane.
Zidane ka ndjekur yllin e Senegalit për më shumë se dy vjet dhe është inkurajuar pasi e ka kuptuar se përpjekjet e Liverpoolit për të hapur bisedime mbi rinovimin e kontratës deri më tani kanë ngecur.
Drejtuesit dhe trajneri i Mbretërve janë duke bërë plane për transferimin e tij Mane pasi kanë hasur në pengesa për transferimin e Kylian Mbappe.
Sipas mediumit Le 10 Sport, Zidane dhe presidenti i Realit, Florentino Perez kanë pranuar se një marrëveshje verore për sulmuesin e PSG-së, Mbappe, nuk do të ndodhë dhe në vend të kësaj planifikojnë transferimin e tij në vitin 2021.
Në vend të kësaj, Zidane ka sugjeruar ardhjen e Mane si një emër i madh për këtë verrë, diçka që ka marrë miratimin nga presidenti Florentino Perez.
Marrëveshja e Manes është e vlershme deri në vitin 2023, por Mbretërit besojnë se do të arrijnë transferimin e tij pasi Liverpooli po shikon emra të rinj për sulm.
Reds janë në për sulmuesin e RB Leipzig Timo Werner, i cili do të arrinte në Anfield si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Mane. /Telegrafi/