Paga e Darwin Nunez te Liverpool është zbuluar tashmë, pasi u raportua më herët se lojtari ka rënë dakord për kushtet personale me klubin anglez përpara transferimit të tij në Anfield këtë verë.
Liverpooli është afër nënshkrimit të Nunez nga Benfica në një transferim rekord të klubit me vlerë deri në 85 milionë funte apo 100 milionë funte.
Skuadra e Ligës Premier është gati të paguajë 68 milionë funte apo 80 milionë euro si çmim bazë, ndërsa pjesa e mbetur prej 17 milionë funtesh apo 20 milionë euro do të paguhet në formë bonusesh.
Sipas ekspertit portugez të futbollit Pedro Sepulveda, 22-vjeçari uruguaian do të fitojë 5.1 milionë funte apo 6 milionë euro në vit në Anfield, që është rreth 98,600 funte apo rreth 116 mijë euro në javë.
?NEW: Darwin Nunez will earn €6m per year at Liverpool. Which is around £98.6k per week in British pounds.[@pedromsepulveda]
— Watch LFC (@Watch_LFC) June 9, 2022
Sadio Mane fiton momentalisht pagën e njëjtë te Reds, por senegalezi duket se do të largohet drejt Bayern Munich këtë verë dhe Nunez pritet të jetë pasues i tij.
Mohamed Salah është gjithashtu në mes të një kontrate me Liverpoolin, ku thuhet se fiton 200 mijë funte 235 mijë euro në javë, por po kërkon një marrëveshje më fitimprurëse përpara skadimit të kontratës së tij verën e ardhshme.
Ai ka qenë subjekt i spekulimeve intensive për transferimet, me raporte që sugjerojnë se ai mund të largohet si lojtar i lirë pasi të përfundojë marrëveshja e tij.
Nunez, ndërkohë, shënoi 34 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë dy gola kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/