Telegrafi

Zbulohet paga javore e Aubameyang te Barcelona

Pierre-Emerick Aubameyang po e finalizon kalimin te Barcelona nga Arsenali.

Sulmuesi gabonez i ka përkeqësuar raportet me The Gunners, dhe duket se opsioni i vetëm që i ka mbetur – është largimi.

Lojtari tashmë gjendet në Barcelonë për t’i përfunduar testet mjekësore dhe në orët e pasdites do të prezantohet si lojtar i katalunasve.

Por, sa do të fitojë në javë Aubameyang te Blaugranasit?

Sipas asaj që raporton BarçaTimes, gabonezi do të fitojë plotë 100 mijë euro në javë, një shumë tejet e reduktuar, pasi te Topçinjtë fiton 350 mijë në javë.

Raportohet se Aubameyang do të jetë vetëm në formë huazimi te Barcelona, pa të drejtë blerje, por konfirmimi zyrtar pritet ta qartësojë situatën.

Lojtari 32-vjeçar me gjasë do të tentojë që të tregojë vetën në Camp Nou, që të mbyllë kalimin e tij në formë të përhershme. /Telegrafi/