Site icon Telegrafi

Zbulohet oferta e çmendur e Al Hilal për Mbappen, i lejon edhe transferimin te Real Madridi

Kapitulli i yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe në kryeqytetin francez duket se do të arrijë në fund me një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite në tryezë.

Francezi u hoq nga skuadra e PSG-së për turneun e tyre para-sezonal në Japoni, duke i shtuar më shumë thashethemet për largimin e tij së shpejti.

Me një vit të mbetur nga kontrata e tij, Mbappes i është ofruar një kontratë prej 400 milionë eurosh nga klubi i Arabisë Saudite, Al Hilal, të cilët janë të përgatitur ta lënë atë të largohet në verën e vitit 2024 për Real Madridin.

Pas një vere të ngarkuar me hyrje dhe dalje, PSG duket se është gati për jetën pa Mbappen dominues në Ligue 1.

Lexo po ashtu Chelsea dhe klubi saudit rivalizojnë Real Madridin për transferimin e Mbappes

Sipas gazetarit të RMC Sport, Fabrice Hawkins, Mbappe është në radarin e klubit të Arabisë Saudite, Al Hilal, të cilët synojnë të përfitojnë nga kaosi që rrethon situatën e tij.

Së bashku me një ofertë prej 400 milionë eurosh pagë, Al Hilal janë gjithashtu të përgatitur t’i ofrojnë PSG-së një tarifë transferimi prej 200 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen këtë verë.

Është mjaft interesante që marrëveshja përfshin gjithashtu një opsion që Mbappe t’i bashkohet Madridit në verën e vitit 2024, një lëvizje me të cilën ai është lidhur për një kohë tani.

 

Superliga e Arabisë Saudite ka parë që disa emra të mëdhenj të futbollit evropian të bëjnë kërcimin me Cristiano Ronaldon që është i pari, i ndjekur nga Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Kalidou Koulibaly.

Interesi i Real Madridit për Mbappe ka qenë i gjatë dhe ka nevojë për të gjetur një zëvendësues për Benzema në vijën e parë të Carlo Ancelottit.

Sa i përket PSG-së, largimi i Mbappe mund të jetë gjëja më e mirë për të gjitha palët e përfshira dhe mund t’u japë atyre një nxitje masive financiare për të rinovuar skuadrën për të mbështetur trajnerin e ri Luis Enrique.

Pas dështimit të përpjekjeve të tyre të mëparshme për të bindur Mbappe që të qëndrojë për një kohë të gjatë, duket se ata tani më në fund janë gati të fitojnë para nga aseti i tyre të çmuar, në vend që ta lënë atë të largohet falas. /Telegrafi/

Exit mobile version