Robert Lewandowski është emëruar si sulmuesi më i mirë në futbollin botëror pas një viti të bujshëm me Bayern Munichun.
Reprezentuesi polak ndihmoi që ekipi i tij të fitojë titullin e Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, duke shënuar 55 gola në të gjitha garat.
Ai ka shënuar pesë gola në tre ndeshje këtë sezon dhe kjo formë e tij e lartë nuk ka mbetur pa u vlerësuar.
Faqja e njohur sportive FourFourTwo e ka zgjedhur Lewan si sulmuesin më të mirë për momentin në botë.
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është pas tij në vendin e dytë, ndërsa podiumi plotësohet me super yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Në listë nuk mungojnë as emra tjerë të yjesh si Sergio Aguero, Romelu Lukaku dhe Luis Suarez.
Më poshtë e keni listën e dhjetë sulmuesve më të mirë:
10.Jamie Vardy (Leicester City dhe Angli)
9.Luis Suarez (Atletico Madrid dhe Uruguai)
8.Raul Jimenez (Wolverhampton Wanderers dhe Meksikë)
7.Karim Benzema (Real Madrid)
6.Erling Haaland (Borussia Dortmund dhe Norvegji)
5.Sergio Aguero (Manchester City dhe Argjentinë)
4.Romelu Lukaku (Inter dhe Belgjikë)
3.Cristiano Ronaldo (Juventus dhe Portugali)
2.Harry Kane (Tottenham Hotspur dhe Angli)
1.Robert Lewandowski (Bayern Munich dhe Poloni)
/Telegrafi/