Martin Odegaard duket se do të marrë numrin 11-të te Arsenali, para se të kompletojë zyrtarisht huazimin te klubi londinez.
Ende nuk ka ndonjë lëvizje zyrtare, mirëpo thuhet se norvegjezi tashmë ka kaluar testet mjekësore dhe mbetet vetëm prezantimi.
Tashmë kanë filluar të qarkullojnë fanellat e Odegaardit që do t’i ketë te Arsenali me numrin 11 mbi të.
Sipas fotografive që qarkullojnë, një e tillë kushton 76 funte dhe mund të blihet në dyqanin zyrtare të klubit nga Londra.
Odegaard duket se do të zëvendësojë Mesut Ozilin që tashmë e ka kompletuar kalimin te Fenerbahce.
Norvegjezi do të kalojë si i huazuar te Arsenali nga Real Madridi, me këta të fundit që nuk duan të lënë opsion për ta shitur. /Telegrafi/
Martin Odegaard’s shirt is available to buy on the Arsenal website. Expecting an announce from #AFC soon. pic.twitter.com/XW9Em5NzZn
— Kaya Kaynak (@kayakaynak97) January 27, 2021