Site icon Telegrafi

Zbulohet i dashuri i ri i Rita Orës, djali i rockerit të famshëm të “Rolling Stones” (Foto)

Këngëtarja Rita Ora ka qenë shpesh e përfolur për lidhjet e saj, ndërsa së fundmi mësohet se bukuroshja nga Kosova, ka nisur një lidhje të re.

Bëhet fjalë për një romancë me një emër jo të panjohur për publikun shqiptar.

Lexo po ashtu Shkëlqen në të kuqe Rita Ora, e ftuar speciale te gjiganti i stolive franceze Cartier (Foto)

Flitet, se Rita kohëve të fundit është në lidhje Tyrone Wood, të birin e rockerit të njohur Ronnie, të rock grupit të famshëm “Rolling Stones”.

Ylli i muzikës pop për muaj me radhë është takuar fshehurazi me Tyrone, ndërsa kohëve të fundit flitet se lidhja është bërë më serioze, shkruan The Sun.

Kjo është lidhja e parë e anëtares së jurisë së “X Factor”, që pas ndarjes me Tommy Hilfiger, në korrik të vitit 2015.

Lexo po ashtu Rihanna, shtatzënë me Hassanin? (Foto)

Burimet rreth kësaj lidhje janë shprehur kështu: “Rita dhe Tyrone u takuan vitin e kaluar, por vetëm kohët e fundit marrëdhënia mes tyre ka marrë tjetër nivel.”

Flitet edhe se dyshja javëve të fundit kanë qenë në pushime ‘sekrete’ së bashku. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Tyrone Wood, djali i Ronniet të “Rolling Stones”, me të cilin flitet se është në lidhje
Tyrone Wood me babanë e tij Ronnie, legjendën e rock grupit të famshëm “Rolling Stones”
Exit mobile version