Telegrafi

Zbulohen tre objektivat kryesore të transferimeve të Arsenalit

Tre objektivat kryesore të transferimit të Arsenalit thuhet se janë identifikuar tashmë kur afati kalimtar i janarit veçse është gjithnjë e më afër.

Ekipi i Mikel Artetës kanë bërë një tjetër fillim premtues të sezonit pasi aktualisht janë në vendin e dytë në tabelën e Ligës Premier.

Pasi ka luajtur një ndeshje më pak se lideri aktual i ligës, Liverpooli, Arsenali mund të rimarrë vendin e parë me një fitore kundër Ëest Ham të enjten mbrëma.

Përpara afatit kalimtar të janarit, është raportuar se Arsenali mund të kërkojë të bëjë biznes pasi ata shpresojnë të shtojnë më shumë cilësi në skuadrën e tyre për të vazhduar përpjekjet e tyre për të fituar titullin e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Po nxehet gara për titull në Ligën Premier: Ndeshjet e Arsenalit krahasuar me ato të Liverpoolit, Man Cityt dhe Aston Villas

Sipas mediumit The Athletic, Arsenali po kërkon të nënshkruajë me një mbrojtës si prioritet kryesor, i ndjekur pastaj nga një mesfushor.

Është pohuar se Topçinjtë janë të interesuar për mbrojtësin 17-vjeçar të Ajaxit, Jorrel Hato, i cili tashmë është paraqitur me Holandën pas një sërë paraqitjesh mbresëlënëse.

Shkathtësia e Hatos e lejon atë të luajë si qendërmbrojtës dhe gjithashtu si mbrojtës i majtë, që do të thotë se ai mund të jetë rezerva perfekte për të dëmtuarin Jurrien Timber.

Në mesfushë, besohet se klubi i Londrës Veriore ka një interes të gjatë për yllin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.

Megjithatë, raporti pohoi se Zubimendi është shumë besnik ndaj Sociedadit dhe mund të hezitojë të largohet nga klubi gjatë një sezoni të Ligës së Kampionëve.

Përveç Hatos dhe Zubimendit, Arsenali është duke e mbajtur në sy edhe sulmuesin e Wolverhampton Wanderers, Pedro Neto.

Anësori portugez aktualisht është me një dëmtim të kofshës, por trajneri i Wolves, Gary O’Neil, ka thënë se 23-vjeçari është afër rikthimit në fushë.

Neto shihet si një rezervë e drejtpërdrejtë e lojtarëve si Gabriel Martinelli dhe Bukayo Saka.

Anësori i Wolves ishte në formë të mirë para lëndimit të tij, pasi kishte regjistruar shtatë asistime në Ligën Premier, duke udhëhequr garën së bashku me lojtarë si Mohamed Salah dhe Kieran Trippier. /Telegrafi/