Site icon Telegrafi

Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit – pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre

Mega kontrata e Lionel Messit me 555 milionë euro te Barcelona përmban një numër të klauzolave ​​interesante.

Marrëveshja e jashtëzakonshme e gjashtë herë fituesit e Topit të Artë në Nou Camp, e nënshkruar në vitin 2017 dhe që thuhet të jetë më e madhja në botën e sportit, që u zbulua nga El Mundo gjatë fundjavës.

Raporti pretendon se Messi fiton një maksimum prej 555,237,619 milionë euro gjatë katër sezoneve nëse plotësohen një seri kushtesh.

Lexo po ashtu Çfarëdo page që merr Messi, ai gjeneron edhe më shumë të ardhura për Barcelonën

33-vjeçari thuhet se tashmë ka fituar rreth 555 milionë (pa përfshirë taksat) nga kontrata, e cila përfshin një bonus besnikërie prej 69 milionë euro mbi një pagë bruto të garantuar 122 milionë euro.

Por, detaje të mëtejshme janë shfaqur duke thënë se Messi do të kërkohej të “integrohej në shoqërinë dhe kulturën katalanase” dhe “të adoptojë një sjellje të përshtatshme personale dhe ritmin e jetës” si dhe të mos marrë kurrë pjesë në doping, si pjesë e marrëveshjes.

Lexo po ashtu Koeman nuk beson se Messi do qëndrojë te Barça, por thotë se ka raport të mirë me argjentinasin

Dhe gjëja më e mirë ishte se kontakti përmban një skenar që do ta lejonte Messin të largohej si lojtar i lirë.

Pa shikuar në situatën në verën e kaluar, kur ai ndjeu se ishte në gjendje të përdorte klauzolën e largimit në marrëveshjen e tij, ky kusht ishte që Messi do të kishte të drejtë të largohej për asnjë cent në rast se Katalonia fitonte pavarësinë.

Lexo po ashtu Real Madrid dyshon në 'lojë të ndershme' financiare nga Barcelona - kontrata e Messit i ka shokuar të gjithë

Katalonia po përpiqej për pavarësinë nga Spanja në vitin 2017, por ajo nuk u realizua deri më tani. Po të kishte ndodhur, thuhej që Barcelona do të ishte përjashtuar nga La Liga dhe t’i jepej Messit një pushim të veçantë.

Për më tepër, Messi fitoi një shtesë prej 695,748 euro shtesë, pasi mori çmimin si lojtari më i mirë  nga FIFA, ndërsa ai do të merrte edhe katër milionë euro nëse Barcelona fitoren sërish Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Rummenigge: Kam lexuar për borxhet e Barcelonës dhe gati sa nuk u ngulfata

Dy milionë euro është pagesa që ai merr për të luajtur mbi 60 për qind të ndeshjeve të Barcës, e cila realizohet në fund të edicionit.

Messi është i vendosur të ndërmarrë veprime ligjore kundër El Mundos për botimin e detajeve të kontratës me titullin, “Messi ka shkatërruar Barcelonën”.

Lexo po ashtu Victor Fonte thotë se Barcelona mund të mbijetojë edhe pa Messin

Përveç kësaj, trajneri Ronald Koeman ka thënë që çdo punonjës i Barcës i përfshirë në rrjedhje të marrëveshjes duhet të shkarkohet.

“Kushdo që e publikoi këtë kishte qëllime të këqija dhe donte të shkaktonte dëme te Barcelona”, ka thënë holandezi.

Lexo po ashtu Koeman për të ardhmen e Messit: Nuk jam i sigurt se ai do të qëndrojë te Barcelona

“Por, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të përqendruar, duhet të harrojmë çdo gjë që është botuar”.

“Pa Leon nuk mund të aspirojmë të fitojmë shumë. Ne e kemi ditur për një kohë shumë të gjatë se ai është lojtari më i mirë në botë, ai ka bërë kaq shumë për këtë klub dhe është vendimtar. Ne duhet të respektojmë gjithçka që ka bërë Messi”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version