Site icon Telegrafi

Zbulohen dy arsye pse Messi nuk do t’i bashkohet Barcelonës në formë huazimi pas përfundimit të sezonit në MLS

Inter Miami ka dështuar të kualifikohet në play-offin e MLS-së, kështu që Lionel Messi po shkon në një pushim katër-mujor nga futbolli konkurrues.

Ka pasur thashetheme në media rreth rikthimit të argjentinasit në Barcelonë në janar si huazim afatshkurtër.

Ka pasur në të kaluarën forma të tilla huazimi, për shembull Thierry Henry u kthye në Arsenal si huazim nga New York Red Bulls për dy muaj në janar 2012.

Lexo po ashtu Messi nxit dyshime se është fituesi i Topit të Artë me veprimin e ngjashëm me France Football

Megjithatë, sipas Diario Sport, nuk ka asnjë shans që shtatë herë fituesi i Topit të Artë të bëjë një rikthim të ngjashëm te Barcelona.

Së pari, ekziston një problem i vazhdueshëm me Fair Play Financiar që kufizon aftësinë e katalanasve për të nënshkruar lojtarë të rinj, edhe nëse janë në huazim.

Së dyti, vetë sulmuesi nuk do të ishte i prirur për një huazim të përkohshëm, veçanërisht pasi ai rikuperohet nga një lëndim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version