Barcelona ka arritur një marrëveshje me Arda Guler për lëvizjen e tij të ardhshme, raporton gazetari turk Aygun Ozipek.
Katalanasit do t’i paguajnë Fenerbahces 20-25 milionë euro në dy këste.
Ekzistojnë gjithashtu tre klauzola të rëndësishme të vendosura në kontratën e Guler:
– Barcelona garanton se 18-vjeçari do të luajë në të paktën 20 ndeshje të ekipit të parë;
– Do të qëndrojë në Fenerbahce deri në fund të sezonit 2023/24;
– Blaugranasit pranojnë të paguajë pagën e tij për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv jozyrtar i Barçës, Deco, ka udhëtuar në Turqi për të negociuar privatisht marrëveshjen me shoqëruesit e lojtarit dhe Fenerbahcen.
Katalanasit thuhet se shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen tashmë javën e ardhshme.
Arda Guler është një nga talentët e mrekullueshëm më të vlerësuar në pozicionin e tij. Ai vlerësohet shumë për pasimet, krosimet dhe driblimet e tij. Sezonin e kaluar, ai shënoi 6 gola dhe dha 7 asistime për Fenerbahcen në të gjitha garat. /Telegrafi/