Site icon Telegrafi

Zbulohen datat e ndeshjeve në Kupën e Italisë, fillon me përballjen Juventus – Milan

Është raportuar se ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë janë vendosur me Juventus – Milan që luhet më 12 qershor, dhe Napoli – Inter më 13 qershor, derisa finalja do të jetë më 17 qershor.

Ndeshjet e para ishin luajtur në muajin shkurt, duke përfunduar 1-1 mes Zonjës së Vjetër dhe Rossonerëve, derisa Interi kishte mposhtur Napolit 1-0.

Me fionalen që zhvillohet në Romë më 17 korrik, klubet janë të shqetësuara se nuk kanë shumë kohë që të përgatiten për ndeshjet, veçanërisht kur kanë qëndruar tre muaj në izolim.

Sipas Sky Sport Italia, qeveria italiane ka dhënë dritën e gjelbër për Federatën e Futbollit të Italisë që ndeshjet të zhvillohen në këto data.

Besohet se ndeshja mes Juventusit dhe Milanit do të jetë ndeshja e parë që konfirmon rikthimin e futbollit të premten e 12 qershorit.

Dhe më pas vije ndeshja mes Napolit dhe Interit, duke lënë hapësirë për finalen e 17 qershorit. /Telegrafi/

Exit mobile version