Al-Hilal është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Nicolo Zaniolo, i cili mund të bëhet i pari italian që i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite këtë verë.
Mediat turke raportuan të martën se Al-Hilal i kishte ofruar 120 milionë euro për katër vjet ish-sulmuesit të Romës.
Gazetari Marco Guidi shkroi në edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport se Al-Hilal ka bërë ofertën e parë verbale në rajonin prej 20-30 milionë euro për Zaniolon, i cili ka një klauzolë prej 35 milionë euro në kontratën me Galatasarayn.
Sipas gazetës italiane, nëse Al-Hilal konfirmon ofertën e tyre prej 120 milionë euro për lojtarin, Zaniolo ka të ngjarë ta pranojë atë.
Zaniolo iu bashkua Galatasarayt në një transferim të përhershëm nga Roma në shkurt dhe ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje me gjigantët turq.
Nëse ai bashkohet me Al-Hilal, ai do të bëhet i pari reprezentues italian që do të luajë në Arabinë Saudite.
Zaniolo tha vetëm pak ditë më parë se ai ka qenë gjithmonë një tifoz i Juventusit. Bianconerët janë adhurues prej kohësh të 24-vjeçarit, por mund të humbasin atë dhe Sergej Milinkovic-Savic, i cili gjithashtu është i destinuar të transferohet në Arabinë Saudite për 40 milionë euro. /Telegrafi/