Telegrafi

Zanfina po vjen me diçka të re (Foto)

Ka kohë që ajo nuk ka publikuar asgjë, dhe duket se tani i është përveshur punës që të sjellë këngë të re.

Zanfina Ismajli ka postuar një foto në Instagram, të shkëputur nga xhirimet e videos së re.

Siç shihet edhe në fotografinë e publikuar në Instagram, ajo vjen shumë joshëse dhe e freskët.

Fansat e saj kanë kohë që i kanë kërkuar këngë të re, dhe më në fund kjo po bëhet realitet.

Kjo këngë vjen pas këngës së fundit ‘Mohito’ që Zani e solli në prag të Vitit të Ri. /Telegrafi/