Javier Zanetti këmbëngul se Barcelona nuk ka bërë asnjë ofertë për Lautaro Martinezin dhe se Interi po planifikon të ardhmen me sulmuesin argjentinas.
Barca thuhet se është duke përgatitur një ofertë prej 112 milionë eurosh për Martinez pas përshtypjeve pozitivee në Copa America.
Por, nënkryetari Zanetti e ka bërë të qartë se sulmuesi argjentinas do të qëndroj te Interi.
“Interi nuk ka marrë asnjë ofertë”, ka thënë fillimisht nënkryetari i Nerazzurrëve për TyC Sports.
“Shpresoj që Lautaro të vazhdojë kështu. Për ne është një lojtar i rëndësishëm dhe ne e shohim atë me fanellën tonë”.
“Jam shumë i lumtur sepse ai ka bërë shumë mirë në sezonin e tij të parë”.
“Nuk është e lehtë dhe në vetëm 21 vjeç ai tregoi personalitet”, përfundoi Zanetti. /Telegrafi/