Ish-mbrojtësi Gianluca Zambrotta beson se Juventusi duhet të shesë Paul Pogba, pasi ata do të jenë më konkurrues pa të.
Ylli francez është lojtari më i lakmuar i Series A, dhe ka një shumëllojshmëri të klubeve ndërkombëtare që besohet të jenë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për të, veçanërisht Manchester United.
“Kur isha në Juventus, Zinedine Zidane ishte shitur për një tarifë shumë të lartë. Por, me këto para ata blenë Gianluigi Buffon, Lilian Thuram dhe Pavel Nedved”, kujton Zambrotta në një intervistë për ‘Goal.com’.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Pra, edhe në qoftë se Juventusi duhet ta shesë Pogba, ata mund të blejnë kampionë të tjerë”, vazhdoi ish-mbrojtësi i Juventusit.
Lexo po ashtu: ‘Pogba është i mbivlerësuar dhe vetjak’
Zambrotta preku edhe temën e Euro 2016 dhe Antonio Conten, trajneri i cili morri frenat e skuadrës angleze, Chelsea.
“Italia ka pasur një Kampionat të madh Evropian dhe kjo është një turp që ata u diskualifikuan me penallti. Por, Conte është një trajner i madh. Ai është një motivues vërtetë i mirë dhe gjithashtu shumë i mirë faktikisht”, përfundoi Zambrotta. /Telegrafi/